Flash News

E-TJERA

Aksident në Vlorë, polici përplas këmbësorin 79-vjeçar

Aksident në Vlorë, polici përplas këmbësorin

Një aksident automobilistik është shënuar këtë të martë pasdite në qytetin e Vlorës, ku i përfshirë ka qenë një efektiv policie.

Sipas burimeve zyrtare, polici me inicialet K. H., 61 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin A. M., 79 vjeç. Këmbësori ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në rrugën “Sazani”. Në momentin e aksidentit, efektivi i policisë ishte jashtë shërbimit.

Grupi hetimor, së bashku me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit