Flash News

Ditari i Opozitës

Noka në Kuvend me bluzën “Free Berisha”: Skandali te Magjistratura, krim shtetëror i sigurimsit Arben Rakipi

Noka në Kuvend me bluzën “Free Berisha”: Skandali te

Deputeti Flamur Noka, ka zgjedhur të veshë sot në Kuvend bluzën me mesazhin “Free Berisha”, “Lironi liderin e opozitës”.

Noka foli për skandalin e Magjistraturës, për të cilën tha se është krim shtetëror i sigurimsit Arben Rakipi.

“Skandali i Shkollës së Magjistraturës, aty ku duhet të formohen gjyqtarët dhe prokurorët, është një nga skandalet më të rënda që mund të ndodhë. Është praktikisht shkatërrim i sistemit të drejtësisë. Është praktikisht kapje e sistemit të drejtësisë. Sepse ata gjyqtarë dhe prokurorë që kalojnë te ajo shkollë, do jenë përjetë në ato karrige.

Çfarë ndodhi? Në një moment që janë ulur 411 konkurrentë, në një sallë ku nuk kishte asnjë përfaqësues ndërkombëtarë, nuk ishin as pedagogët, por vetëm disa punonjës administrate, edhe ata kundër rregullores me telefona në dorë, u shpërnda teza.

Në mënyrë të fshehtë dhe tinëzare, pa u njoftuar askush, spiuni i Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, vendos që testet të korrigjohen manualisht. Sipas tij, pajisja ka korrigjuar vetëm 96 pyetje nga 100 të testit. Kush e solli këtë pajisje? A u testua ajo? Askush nuk jep përgjigje. U shpallën nga 411, 79 fitues. Më pas, dy ditë mbrapa shtohet lista me 42 fitues të tjerë.

Edhe ditën e tretë duhet shtuar lista se nuk u kënaqën patronazhistët e rilindjes. U shtua lista edhe me 10 të tjerë. Dhe çfarë ndodh? Për të fshehur këtë krim shtetëror, nuk e rendisin siç e kërkon rregullorja, mbi bazën e pikëve, por mbi bazën e rendit alfabetik që të ngatërrohen pikët”, deklaroi Noka.

Të fundit