Flash News

Ditari i Opozitës

Noka në mbledhje Grupi: Bashkimi i demokratëve, të tërhiqet ankimimi në gjykatë

Noka në mbledhje Grupi: Bashkimi i demokratëve, të tërhiqet

Zbardhet një pjesë nga diskutimet në Grupin Parlamentar të PD.

Deputeti Flamur Noka ka vënë theksin te bashkimi i demokratëve teksa ka kërkuar që të tërhiqet ankimimi në gjykatë, pasi sipas tij drejtimin e vendos vota.

“Bashkimi i demokratëve dmth rikthim në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari, Lulzim Basha që mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashkë me të ikën çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim dmth të tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar agjendë tjetër përçarëse”, deklaroi Noka.

Të fundit