Flash News

Ditari i Opozitës

Noka nga ‘Ali Demi’: Të gjithë para Kryeministrisë më 20 shkurt, aty ku janë firmosur vjedhjet

Noka nga ‘Ali Demi’: Të gjithë para Kryeministrisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar një takim organizativ në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për protestën e opozitës më 20 shkurt.

Përmes një postimi në FB, Noka u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive përpara Kryeministrisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për abuzime dhe vjedhje të fondeve publike.  

"‘Ali Demi’, Tiranë

Takimi i sotëm në Degën 1 është vazhdimësi e përgatitjeve organizative që PD ka ndërmarrë për masivizimin e pjesëmarrjes në protestën e 20 shkurtit.

Pak ditë na ndajnë nga dalja jonë masive përpara kryeministrisë, aty ku Edi Rama ka nënshkruar pam-pam-pam vjedhjet e qindra miliona eurove në kurriz të popullit më të varfër në Europë.

Ai që vjedh mundimet e një populli të varfër është më i pështiri ndër kusarë dhe meriton të gjunjëzohet me ceremoni. 20 shkurt, ora 18:00", shkruan Noka. 

Të fundit