Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk njohim kthim pas", Noka nga Burreli: Qeveria teknike, sot misioni i çdo demokrati

"Nuk njohim kthim pas", Noka nga Burreli: Qeveria teknike, sot misioni

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar nga Burreli se qeveria teknike është sot misioni i çdo demokrati.

Sipas tij, demokratët nuk njohin kthim pas, por vetëm të ecin drejt synimit që kërkon çdo shqiptar.

Edi Rama ka vetëm një rrugë, të ngrihemi dhe ta detyrojmë të gjunjëzohet, të ngrihemi dhe ta detyrojmë që të lëshojë vendin dhe ti hapë rrugë një procesi të ndershëm demokratik zgjedhor, ti hapë rrugë votës së lirë. Që të ndodhë kjo duhet qeveri teknike. Ky është mision ynë, misioni i çdo demokrati dhe ne këtë mision ne nuk do ndalemi, ne këtë mision do ta arrijmë.

Ne nuk njohim kthim pas, njohim vetëm një rrugë të ecim drejt  synimit që kërkon sot çdo shqiptar, Shqipëria e lirë, Shqipëria e zgjedhjeve të lira dhe Shqipëria në Evropë dhe këtë do ta arrijë PD dhe Sali Berisha.

Kurrë nuk kishte ndodhur në 33 vjet, që të shohësh në malësi fytyra të vrara dhe që kanë humbur shpresën. E gjithë kjo e keqe ka vetëm një emër, është Edi Rama. Ka vetëm një sekt politik, dhe ky sekt është Rilindja”, tha Noka.

 

 

Të fundit