Flash News

Ditari i Opozitës

Noka nga komisariati: Rama t'i lërë lojrat, demokratët hapën dyert e shtëpisë së tyre

Noka nga komisariati: Rama t'i lërë lojrat, demokratët

Deputetët dhe mbështetësite ish-liderit Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Albana Vkshi ishin sot në mbrëmje në komisariatin nr.1, aty ku janë të shoqëruar rreth 20 demokratë. 

Në një prononcim për mediat, Noka i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i lërë lojërat, pasi demokratët nuk mund të arrestohen vetëm sepse duan të hyjnë në shtëpinë e tyre. Ai shtoi se as Rama dhe as kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund t'i ndalojnë demokratët të hyjnë në shtepinë e tyre.

“Në komisariatin 1 janë 20 demokratë qytetarë të këtij vendi të ndaluar deri më tani të shoqëruar për të vetmen faj sepse ata kanë trokitur dhe kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre. Ky është faji i vetëm.

Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithçka për të hyrë në shtëpinë e tyre. Nuk ka Edi Ramë apo peng të tij që të ndalojë demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre. Edi Rama sot tregoi se është edhe kryeministër edhe kreu i opozitës. I bëj thirrje të ndalojë lojërat, duke arrestuar demokratët që shkuan te shtëpia e tyre”, tha Flamur Noka.

 

Të fundit