Flash News

Ditari i Opozitës

Noka nga protesta: Rama po përpiqet të vrasë PD-në me gjykata

Noka nga protesta: Rama po përpiqet të vrasë PD-në me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha nga protesta se Rama nuk është një kundërshtar politik, por një rrezik politik.

Noka u shpreh se Rama, njëjtë si ish-diktatori Hoxha, po përpiqet të vrasë Partinë Demokratike me gjykata. Noka iu drejtua Ramës duke i thënë se ai ka ëndërruar gjithmonë të jetë sultan dhe se nuk është asgjë tjetër veçse një njeri i pakallur politikisht.

“Kjo protestë sot kulmon me qëndrimin tuaj të palëkundur kundër rikthimit të monizmi, kur një neodiktature. Edi Rama sot ju ka lëshuar në shtëpinë e shqiptarëve 200 hajdutë. Enver Hoxha po përpiqet që të vrasë PD me gjykata. Vëllezër dhe motra i ka plotësuar kuadrin e Hagës për krime kundër shqiptarëve. Ai nuk është një kundërshtar politik, por rrezik politik. Rama është i pranishëm kudo në kuzhinën tuaj. Je i vdekur, i pakallur politikisht! Goli do të bëhet ty, je i vdekur, i pallakur politikisht. Do të përballesh me zemërimin e shqiptarëve që përzure. Ti nuk ke qeveri. nuk njeh oborr, por ke ëndërruar që të jesh sulltan, nuk e njeh termin shtet, por vetëm pushtet”, tha Noka.

Të fundit