Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Noka nga Shkodra: Revoltën e shqiptarëve ta kthejmë në kryengritje, t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe demokratike
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka folur nga Shkodra aty ku u mbajt ceremonia përkujtimore për rënien e martirëve më 2 prill të vitit 1991.
Në një deklaratë për mediat, Noka u shpreh se 2 Prilli është dita që kujton fytyrat gjakatare të regjimeve. Demokrati shtoi se sot Shkodra dhe e gjithë Shqipëria ka ërballë një regjim më të rrezikshëm se ai komunist para 33 viteve.
Noka apeloi qytetarët shkodranë dhe shqiptarët të përballen me regjimin e Edi Ramës.
“Sot është dita kur shkodranët, qytetaria shkodrane u ngrit kundër diktaturës. 2 Prilli është një ditë që tregon edhe fytyrën gjakatare të regjimeve.
Dhe ne ishim këtu sot në Shkodër dhe në memorialin e 2 Prillit për të përkujtuar këtë ditë historike, për të përkujtuar dhe shprehur mirënjohjen dhe respektin për veprën e katër martirëve të 2 Prillit dhe mirënjohje për qytetarinë shkodrane, e cila i ka dhënë një leksion të madh shoqërisë shqiptare.
Leksion që është adekuat edhe sot, që regjimet duan përballje. Regjimet duan të menaxhohet revolta popullore dhe të shndërrohet në kryengritje. Regjimet rrëzohen me sakrificë. Dikur u desh një përballje përpara 33 vitesh me një regjim ideologjik, që ishte regjimi komunist.
Sot Shkodra dhe gjithë Shqipëria ka përballë një regjim edhe më të rrezikshëm, regjimin e mafies, bandave dhe krimit.
Dhe nga ky shesh i 2 Prillit, i bëjmë apel edhe qytetarisë shkodrane dhe gjithë shqiptarëve se është koha të ngrihemi, është koha të përballemi.
Është koha që revoltën e shqiptarëve ta kthejmë në kryengritje dhe t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat duhet të vijnë nëpërmjet një qeverie teknike, e cila krijon besim mes palëve”, deklaroi Noka nga Shkodra.