Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Noka nga Vlora: Në këto 10-13 vite ka qenë qyteti i qeveritarëve, koha e fasadës së Rilindjes drejtë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i shoqëruar nga nënkryetari i PD, Luçiano Boçi dhe deputeti i PD, Tomorr Alizoti zhvilloi sot një takim me demokratët e Vlorës.
Në fjalën e tij, Noka tha se Vlora në këto 10-13 vite ka qenë vetëm për qeveritarët dhe oborrtarët e tyre.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama është përpjekur të skalisë tiparin kryesor të një sundimi dhe të një sundimtari , fasadën dhe propagandën, por shton se ka ardhur koha që këto tipare të marrin fund.
Fjala e plotë e Nokës:
Në fakt është gjithnjë një kënaqësi e veçantë kur ne demokratët vijmë në Vlorë, sepse Vlora me qytetarinë dhe me kulturën e saj ka treguar më së miri se ka vlera që nuk i ka askush, dhe mbitë gjitha Vlora është qyteti që i vë festen sipas kokës gjithkujt dhe koha e ka treguar këtë.
Ne jemi sot në këtë ditë të bukur në Vlorë, në këtë periudhë që dita po zgjatet. Ashtu sikurse Zoti këtë periudhë i merr kohë natës për t’ja dhënë ditës, edhe ne demokratët vlonjatë dhe të gjithë shqiptarët janë në këtë rrugëtim për t’i marrë kohë errësirës politike dhe sociale që Rama e ka zhytur Shqipërinë, dhe për t’i dhënë kohë ditës, të bardhës, ditës politike, për t’i dhënë kohë një Shqipërie tjetër, një Shqipërie të paqme, një Shqipërie të begatë, të lumtur dhe një Shqipërie që do të prevalojnë vlerat dhe dinjiteti njerëzor.
Ne jemi në këtë rrugëtim sot në Vlorë dhe do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’ju thënë ju vlonjatëve dhe çdo shqiptari, se beteja jonë ka mbi të gjitha një thelb, dhe thelbi i betejës sonë nuk është mrekullia, dhe ne nuk kemi asnjëherë ndërmend ta premtojmë mrekullinë.
Thelbi i kësaj betejës sonë është e thjeshtë: një Shqipëri normale me njerëz dinjitozë, një Shqipëri normale me njerëz që mendojnë dhe realizojnë ëndrrat e tyre në vendin e tyre, dhe kjo është motoja jonë.
Një Shqipëri ku njerëzit të punojnë, një Vlorë ku çdo vlonjat ta gjejë veten e tij. Një lorë ku çdo vlonjat të shohë familjen e tij duke realizuar projektet, ëndrrat dhe duke e ngjallur shpresën së Vlora bëhet. Dhe Vlora duhet të bëhet për vlonjatët dhe për shqiptarët, sepse deri më në këto 10-13 vite Vlora ka qenë vetëm për qeveritarët dhe oborratërt e tyre.
Këtu në Vlorë, Edi Rama është përpjekur të sklaisë më së miri tiparin kryesor të një sundimi dhe të një sundimtari. Cili është? Fasadë dhe propagandë!
Po a ushqehet dot vlonjati me fasadë dhe propagandë?
A ushqehet dot shqiptari me fasadë dhe me propagandë?
Ne jemi sot për t’i thënë që jo! Koha e fasadës dhe e propagandës së Rilindjes do të marrë fund. Është koha e së vërtetës, dhe kur është koha e së vertetës, mashtrimi dhe propaganda zhyten poshtë e më poshtë. Dhe Vlora këtë mesazh do ta japë.
Ky vend, siç e thanë edhe miqtë e mi, është vend që i ka dhënë Shqipërisë, kombit dhe historisë jo vetëm personalitete, por i ka dhënën shumë vlera. Ka dhënë kontribut që nuk i është kthyer. Prandaj themi që vlonjatët tani do zgjohen, sepse është koha për një zgjim popullor për veten tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë.
Edi Rama mendon se me Lungo Maren do t’i thotë Vlorës që unë bëra gjithçka për ju. Çdo vepër apo çdo punë publike është detyrë që ka një qeveri ndaj qytetarëve të saj. Ndaj, askush nuk mund të thojë që bëra një vepër publike, dhe pastaj kryeva detyrën me qytetarët e atij vendi.
Jo, sepse asnjë vlonjat, i majtë apo i djathtë qoftë, nuk ushqehet dot me Lungo Maren. Lungo Mare nuk ushqen asnjë vlonjat. Lungo Mare është deyra e 1 e mijta që ka një qeveri për të investuar në Vlorë dhe për t’ja kthyer kontributin vlonjatëve për çfarë kanë bërë për këtë vend dhe për Vlorën.
Edi Rama nuk është kujtuar që t’i rrisë rrogat dhe pensionet vlonjatëve dhe shqiptarëve. Taksat po, i rrit. Sepse nuk ka mendje që këto të ardhura t’ua kthejë ju, jo jo.
Çfarë ndodhi në seancën parlamentare? Kishin sjellë buxhetin për rishikim. Nuk ndodh në një qeveri normale. Dhe ky buxhet çfarë shte? Ky ishte shëmbëlltyra e një pushteti të babëzitur, të degraduar. Buxheti kishte në të gjitha termat e tij vetëm zhvatje, shthurje dhe vjedhje.
Shpenzimet operative krahasuar me vitin 2014 ishin dy herë më të larta. 32 milionë euro ishin shpenzimet operative në 2014. 60 milionë euro shpenzimet operative të Rilindjes dhe të qeverisë në 2 mujorin e parë të 2024.
Ne nuk mund të pranojmë që ne të shndërrohemi thjesht në një kartolinë shohim shqiptarët, pamje njerëzish që ngrihen dhe ulen. Kartolinë ne as jemi, dhe as do të pranojmë të shndërrohemi.
E patë edhe se çfarë bëri me përpjekje për të shkatërruar opozitën. E përçau, loboi për non gratën e Sali Berishës, përdori Mc Gonigalin vetëm që vetëm që Sali Berisha të mbyllet dhe të izolohet politikisht. Koha vërtetoi se ju demokratët e thjeshtë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë u ngritët në këmbë dhe ja ku jeni sot. Dhe ai projekt është duke i dështuar, edhe projekt është duke iu rrëzuar dhe do t’i rrëzohet, sepse ju jeni shpresa e një Shqipërie të vërtetë.
Tjetërsimi i votës së lirë është tjetërsim i vullnetit dhe shpirtit të një njeriu. Këtë ka patur objektiv dhe synim Edi Rama në këto vite. Dhe një nga misionet tona kryesore në këto kohë si PD dhe jo si opozitë është të rikthejmë votën e lirë. Shqipëria duhet të gjejë paqe kur vota e lirë të institucionalizohet, të shenjtërohet.
Ta harrojë Edi Rama dhe kushdo tjetër që stalinokracia do të mbijetojë në kurriz të demokracisë. Që t’i hapet rrugë një paqe sociale, që t’i hapet rrugë një Shqipërie normale do të quhet që të shenjtërojmë votën dhe që vota të ketë vlerë do të duhet detyrimisht që qeveria teknike të institucionalizohet.
Jemi të bindur që ne do t’ia dalim, PD ka besim të plotë tek ju, tek demokratët vlonjatë, tek qytetarët vlonjatë, tek shoqria vlonjate se do dijë të marrë kthesën dhe t’ia dalim në këtë rrugëtim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38