Flash News

Ditari i Opozitës

Noka-Nikollës: Shkele Kushtetutën, nuk ke asnjë autoritet të përjashtosh Sali Berishën, përfaqësuese e narkoshtetit

Noka-Nikollës: Shkele Kushtetutën, nuk ke asnjë autoritet të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në fjalën e tij në seancën e Parlamentit është përplasur ashpër me drejtuesen Lindita Nikolla, e cila po vijon drejtimin e seancës në mënyrë arbitrare dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Noka në fjalën e tij është shprehur se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar bëhet vetëm nëpërmjet dëshirës së tij dhe jo të përjashtohet me urdhër të narkoshtetit.

"Ju jeni sejmene në hije dhe nuk jeni asnjë autoritet për të vendosur përjashtimin e Berishës. Se ç’bëhet me narkoshtetin, e diskutoni ju, por aty jashtë janë qytetarët që e diskutojnë më mirë këtë gjë, sepse na keni bërë faqen e zezë të Europës dhe botës dhe a kane kthyer në objekt diskutimi për zi e më zi.

Shqipëria, nga një vend që prodhonte stabilitet, sot po prodhon destabilitet dhe trafik droge, prandaj përpara se të fillojmë diskutimet, të merren në konsideratë kërkesat që ka paraqitur kryetari i grupit parlamentar.

Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë dhe jo e narkoregjimit përcakton në mënyrë të qartë se si një deputet është një anëtar i një grupi parlamentar. Për sa kohë ky vend quhet Republika e Shqipërisë, Kushtetuta e vendit do të mbrohet deri në fund. Ju po shkelni rregulloren dhe ligjet e vendit, ju jeni përfaqësuesja dinjitoze e krimit dhe narkoshtetit, je dhe fytyra e turpit e këtij parlamenti dhe do futesh në histori si e tillë.

Berishën askush nuk e ndalon dot të jetë deputet i parlamentit të Shqipërisë, për sa kohë ka plotësuar një formular që e përcakton rregullorja për sa kohë është deputet i PD i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 he nuk keni asnjë autoritet në Partinë Demokratike", deklaroi Noka.

Të fundit