Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Nuk integrohesh kurrë ne BE nëse liria e shtypit nuk është e garantuar

Noka: Nuk integrohesh kurrë ne BE nëse liria e shtypit nuk
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar ditën e sotme mbylljen e sinajlit të News24 dhe aksionin e bastisjes së zyrave të këtij televizion. 

Jashtë godinës tashmë të marrë nga KAYO, Noka thotë se çdo media e cila nuk bëhet urë e regjimit që të zezën t’ja u pasqyrojë shqiptarëve për të bardhë ndodhet nën presione dhe sanksione.

Noka shton se një vend nuk mund të integrohet kurrë në Bashkimin Evropian, nëse liria e medias nuk është e garantuar.

Noka: Çdo media e cila nuk bëhet urë e regjimit që të zezën t’ja u pasqyrojë shqiptarëve për të bardhë ajo media ndodhet nënpresione dhe sanksione. Qasja ndaj lirisë së mediave të Edi Ramës dha sinjalin e parë të alarmit me Agon Channel sepse nuk u nënshtrua, radhën e kishte Ora News. Tashi radhën e ka media News24.  Është alarmante që në një shtet të ketë një pushte i cili të ketë këtë qasje ndaj lirisë në shtypit. Nuk integrohesh kurrë ne BE nëse liria e shtypit nuk është e garantuar.

Të fundit