Flash News

Ditari i Opozitës

Noka nxjerr dokumentet në studio: Partia e Agron Shehajt, krijesë e Ramës dhe Veliajt

Noka nxjerr dokumentet në studio: Partia e Agron Shehajt, krijesë e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kritikuar partinë “Mundësia”, të drejtuar nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj.

 Noka në një intervistë për News24, e cilësoi këtë parti si një “krijesë të regjimit” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen e saj.

“Nuk mund të pretendojmë se çdo partiçkë që shpik regjimi është pjesë e opozitës. Rama, duke parë se Berisha është i fuqishëm dhe po ngrihet, ka gjetur një rrugë për të krijuar këto partiçka. Avash-avash, të gjitha do të dalin në shesh. Betejën tonë e kemi me Ramën,” tha Noka.

Ai prezantoi një dokument që, sipas tij, provon lidhjet e kompanisë së Agron Shehajt, “Prime Capital,” me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt.

Pjesë nga diskutimi:

Flamur Noka: Për cilat parti të reja? Përtiçkat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt?

Ola Bruko: Edhe partia e zotit Agron Shehaj është partiçkë?

Flamur Noka: Krijesë e Erion Velajt, nuk ia vlen të merret. Dua të tregoj një dokument

Ola Bruko: Është personi më i votuar në radhët e të djathtës.

Flamur Noka: Ka një kontratë mes Agron Shehajt, Ildi Bejlerit dhe Ajola Xoxës për të ndërtuar vilën e Ajolës. Më thoni është partiçkë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës? Kontratë e vitit 2010. Kompania e krijuar me 2 aksionerë.

Martin Leka: Mos kanë qenë beqarë atëherë…

Ola Bruko: Ka marrë vota si deputet i PD zoti Shehaj…

Flamur Noka: Edhe Luli kryetar i PD ishte, por u mor peng. Unë po flas për pengmarrje. Ne e kemi betejën me Edi Ramën. Dalja e Sali Berishës nga burgu politik i krijoi andralla të rënda Edi Ramës. Berisha ka kuota të larta ngritje, ndërsa Rama kuota të larta në ulje.

Ola Bruko: Kur lirohet Berisha nuk ka gisht Rama, kur kërkohet rikthimi i tij në arrest shtëpiak ka gisht Rama…

Flamur Noka: Mediat e Ramës nuk kanë çfarë trillojnë. Vettingu e ka nxjerrë Berishën më të pastër para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, përjashtuar sektin Soros. Sot kishit dokumentet, Taulanti në EncroChat cakton tenderat dhe kush do burgoset. SPAK i partisë po mbulon gjurmët.

Të fundit