Flash News

Ditari i Opozitës

Noka nxjerr pamjet e protestuesve të dhunuar: Banditët me uniformë do të përballen me ligjin

Noka nxjerr pamjet e protestuesve të dhunuar: Banditët me

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka publikuar pamjet e dhunës së policëve ndaj protestuesve të opozitës.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Noka në Facebook, të rinjtë protestues kanë shenja në fytyrë. Noka shkruan se urdhëruesit e këtij akti do të përballen me ligjin dhe demokratët.

Demokrati shton se të rinjtë janë të pafajshëm dhe se tmerri i Ramës nuk duhej të shfryhej me dhunë.

"Banditet me uniforme duhet te dijne nje gje.  Tmerrin e Rames e Balles ndaj protestes madheshtore nuk duhej ta shfrynin me dhune ndaj te pafajshmeve ..Urdheruesit do ti braktisin sic po braktis Rama bashkepunetoret e tij nje e nga nje …Do perballen me ligjin dhe demokratet. Asgje  nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj  dy te rinjve te pafajshem z Andrea Malia e z Kindi Toli …Cdo kapercim ligji do shpaguhet ….Ne nuk harrojme kete dhune barbara ndaj njerezve tane qe protestuan qytetarisht e paqesisht", shkruan Noka.

Të fundit