Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Opozita e palëkundur përballë "bandës hajdutësh" të Ramës

Noka: Opozita e palëkundur përballë "bandës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka bërë deklarata të forta pas ndërprerjes së mbledhjes së Sekretariatit të Etikës nga opozita, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për urrejtje ndaj opozitës.

Noka theksoi se opozita nuk do të njohë asnjë vendim të Komisionit të Etikës, të cilat ai i konsideroi vendime të "narkos".

Noka u shpreh se më 7 tetor, ora 18:00, opozita do të udhëheqë një mosbindje civile në Tiranë, duke i vënë përballë mazhorancës.

Sipas tij, Rama dhe Spiropali janë të tmerruar nga flaka e revoltës që vjen nga opozita dhe frikësohen se kjo flakë mund të përhapet deri te pasuritë e tyre të fshehura.

"Mazhoranca kërkon të eliminojë opozitën nga parlamenti. Këto janë veprime tipike të regjimeve narkos. Rama dhe zonja e famshme e doganave me 5 milionë euro kanë tmerr nga opozita, pasi i frikësohen asaj flake që sot është te karriget, por nesër mund të prekë Surrelin dhe pasuritë e tyre të vjedhura," tha Noka, duke shtuar se regjimi aktual është një "bandë hajdutësh" që ka vjedhur pronën publike dhe pasuritë e Shqipërisë.

Të fundit