Flash News

Ditari i Opozitës

Paketa Fiskale dhe Buxheti 2026/ Noka: Buxhet i vjedhjes që favorizon oligarkët dhe sponsorët e partisë në pushtet

Paketa Fiskale dhe Buxheti 2026/ Noka: Buxhet i vjedhjes që favorizon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, shpërtheu me akuza të forta ndaj qeverisë gjatë diskutimeve për paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2026. Ai i cilësoi këto akte si ‘akte të padrejtësive sociale’ dhe theksoi se buxheti i ardhshëm nuk prodhon as mirëqenie, por është thjesht një plan për të ushqyer pushtetin e korruptuar.

Gjatë fjalës së tij, Noka u shpreh se, amnistia fiskale amniston në mënyrën më të paturpshme dhe kriminale ata që abuzuan dhe vodhën për vite me radhë.

‘Ju po falni gjobat e atyre që vepruan qëllimisht në kundërshtim me ligjin, ata që mashtruan me TVSH-në, kontrabandistët dhe trafikantët ekonomikë. Për biznesin e ndershëm nuk ka asnjë ulje taksash apo lehtësi, duke dërguar mesazhin se ‘në këtë narko-shtet, shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi’, deklaroi Flamur Noka.

Ai i bëri thirrje qeverisë të publikojë listën e debitoreve, duke lënë të kuptohet se aty fshihen oligarkët dhe sponsorët e PS-së.

Lidhur me Paqen Fiskale, sekretari i Përgjithshëm i PD e cilësoi atë si ‘një gjysëm shantazhi’, duke akuzuar se detyron sipërmarrësit të heqin dorë me forcë nga të drejtat e tyre ligjore dhe ankimimet kundër administratës tatimore: ‘Paqja juaj fiskale është një presion fiskal i ligjëruar që po i bën biznesit shqiptar’, tha Noka.

Sekretari i Përgjithshëm i PD theksoi se Buxheti 2026 është buxheti i shpenzimeve të luksit dhe jo i zhvillimit, duke braktisur sektorët kyç:

Shëndetësia dhe Arsimi: Financohen në mënyrë minimale, respektivisht vetëm 2.9% dhe 2.5% e PBB-së, shifra që sipas tij janë më të ulëta se rajoni.
 Bujqësia: Subvencionet janë ndër më të ulëtat në rajon, duke goditur prodhimin vendas.
 Pensionistët dhe Administrata: Premtimet për rritje pagash janë kthyer në ‘Noc Rrok’, pasi buxheti parashikon vetëm indeksimin automatik me inflacionin, pa rritje reale. Pensionistët po përbuzën, me një ‘bonus’ që është thjesht ndarje mujore e shumës së fundvitit.

Në fund të fjalimit, Noka akuzoi qeverinë se po majm me 125 milionë euro kontratat koncesionare PPP, duke treguar se për qeverinë ‘më shumë rëndësi kanë 10 koncesionarë sesa 750 mijë pensionistë’.

Të fundit