Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Pas aferës së plehrave ka një kryemafioz, quhet qeveri; Felaj i fik mikrofonin

Noka: Pas aferës së plehrave ka një kryemafioz, quhet qeveri;

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka sulmoi maxhorancën, ndërsa theksoi se hallet e kësaj qeverie janë bashkëpunimi me krimin.

Nga foltorja e Kuvendit, Noka tha se pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri.

Të dashur anëtarë të organizatës kriminale, të dashur kanabistë, të nderuar kolegë dhe qytetarë, sigurisht që organizata kriminale e quajtur plehra, prej vitesh nuk ka pasur në axhendën e saj shqetësimet dhe hallet dhe as zhvillimin e këtij vendi. Edhe sot me këtë rend dite, demonstrojnë se ka pasur vetëm këtë axhendë, t’i vjedhin dhe rrjepin qytetarët, për të fuqizuar bandat.

Kreu i organizatës së plehrave nuk humbi asnjë minutë kohë për të vjedhur për shqiptarët. Pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri. Ku ka turp më të madh se rizgjedhja e Gjinusht.

Ju nuk skuqeni dhe zverdheni. Ju të jeni dhe klientët tuaj, për ju shqiptarët nuk ekzistojnë.”, tha ai, ndërsa vijoi fjalën, edhe pse iu hoq mikrofoni.

Të fundit