Flash News

Ditari i Opozitës

Noka publikon marrëveshjen e plotë të koalicionit me aleatët për zgjedhjet e 11 Majit

Noka publikon marrëveshjen e plotë të koalicionit me aleatët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë publike marrëveshjen e plotë të koalicionit të PD-së me aleatët, duke zbuluar të gjitha hollësitë e saj. Në një postim në Facebook, Noka shkruan: “Përpara jush, me transparencë të plotë, marrëveshja me aleatët, me të gjitha hollësitë e saj. Një besa-besë për ta bërë Shqipërinë madhështore. Është radha jonë!”

Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë të partive që do të përbëjnë koalicionin e saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Koalicioni, i emërtuar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (ASHM), përbëhet nga 26 parti politike. Në të përfshihen aleatët kryesorë të PD-së si Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Ilir Metës, Partia Republikane (PR) e Fatmir Mediut, dhe Partia Demokracia Kristiane (PDK) e Nard Ndokës.

Përveç këtyre, në koalicion janë gjithashtu Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), dhe Vangjel Dule i PPDNJ. Sipas marrëveshjes, në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa aleatët si Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Kështu, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e PD-së.

Marrëveshja thekson gjithashtu se çdo parti e koalicionit do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociatat që janë zhvilluar.

Të fundit