Flash News

Ditari i Opozitës

Noka publikon pamjet: Ku Idajet Beqiri ekstradohej me pranga nga Gjermania

Noka publikon pamjet: Ku Idajet Beqiri ekstradohej me pranga nga Gjermania

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka publikuar pamjet kur avokati Idajet Beqiri ekstradohej me pranga nga Gjermania.

Përmes rrjeteve sociale, Noka thekson se Beqiri është dënuar 4 herë me vendim gjykate në kohë dhe shtete të ndryshme, përkatësisht për falsifikim, krime kundër njerëzimit në bashkëpunim, vjedhje nëpërmjet mashtrimit, mashtrime me viza dhe drejtues grupi me aktivitet narkotrafiku e kontrabande.

"Idiot Beqiri është dënuar 4 herë me vendim gjykate në kohë dhe shtete të ndryshme (1986, 1996, 2010, 2012), përkatësisht për falsifikim, krime kundër njerëzimit në bashkëpunim, vjedhje nëpërmjet mashtrimit, mashtrime me viza dhe drejtues grupi me aktivitet narkotrafiku e kontrabande. I sanksionuar nga si terrorist, por i promovuar nga mediat Vari Karlo si analist.
Në botën demokratike, shtypi distancohet nga personazhe të tillë të dënuar dhe diskretuar gjerësisht. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Idiot Beqiri, njohur ndryshe si Idajet, Hidajet, Ido Mankuta apo Alban Vjosa, kalon nga një studio në tjetrën, për t'i shërbyer zellshëm një regjimi që ka nevojë për shërbimet e tij.
Madje në Shqipëri, Dumani dhe Gjoka Irena me shumë rrena e kishin referencë kryesore fjalën e Idiotit.
Fatkeqësi për të majtët, që presin të dëgjojnë të vërteta nga goja e një mashtruesi ndërkombëtar, i dënuar për 1001 të zeza, i cili s'la skemë mashtrimi pa aplikuar për të zhvatur paratë e emigrantëve shqiptarë. Familje të tëra janë përndjekur e spiunuar prej tij, duke mos kursyer as të afërmit e tij.
Urdhëroni e shikoni Idiot Beqirin", shkruan Noka. 

Kujton se Beqiri ka akuzuar së fundmi Flamur Nokën se është agjent i Serbisë dhe se është i përfshirë në disa vepra penale.

Të fundit