Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Rama do shkatërrojë Vilën e Mbretit në Durrës që Mafia e Betonit të ketë apartamente luksi me pamje nga deti

Noka: Rama do shkatërrojë Vilën e Mbretit në Durrës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka reagoi pas raportimeve se Vila e Zogut në Durrës do të zhduket për të krijuar hapësirë për pallate shumëkatëshe.

Noka shkruan se barbarët socialistë po fshijnë kujtesën historike dhe trashëgiminë kulturore. Sipas tij, Rama po e shkatërron Vilën Mbretërore në mënyrë që Mafia e Betonit të ketë apartamente luksi me pamje nga deti.

Image

POSTIMI I PLOTË:
Barbarët e internacionalizmit socialist po fshijnë kujtesën historike dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë. 
Kjo është Teoria e Vitit Zero, e aplikuar nga diktatorët që mendojnë se jeta në tokë lind dhe vdes me ta.

Për kryeministrin Rama, Shqipëria zë jetë në Epokën e Rilindjes Edviniste, ku qeveria, policia dhe e gjithë infrastruktura shtetërore janë në shërbim të karteleve të drogës dhe të krimit. Për të nuk duhet të ngelet gjurmë e mëparshme qytetërimi. 

Njëlloj si xhaxhi i tij shpirtëror, që rrafshoi kisha, manastire, xhami e teqe mesjetare, që hodhi në erë ndërtesa historike për të ngritur veprat brutaliste të propagandës së tij, edhe Edi Rama, shkatërron Vilën Mbretërore të Durrësit, që Mafia e Betonit të ketë apartamente luksi me pamje nga deti. 
Sekti i tij janë armiq të pashoq të shqiptarëve.

Të fundit