Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Rama është kthyer në shqetësim edhe për faktorin ndërkombëtar

Noka: Rama është kthyer në shqetësim edhe për faktorin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është kthyer në një shqetësim edhe për faktorin ndërkombëtar, ndërsa theksoi se zgjidhja e vetme mbetet largimi i qeverisë aktuale.

I ftuar në A2CNN, ai paralajmëroi një valë protestash nga opozita për të rritur presionin e brendshëm.

“Ka vetëm një rrugë, largimin e kësaj qeverie dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike që të ketë dy prioritete: institucionalizimin e zgjedhjeve të lira dhe të zhbllokojë procesin e integrimit që e ka bllokuar Edi Rama. Opozita ka deklaruar që do të ketë maratonë protestash duke shtuar presionin e brendshëm, nga ana tjetër faktori i jashtëm që po ia ngushton lakun Edi Ramës. Presioni i jashtëm është evident”, tha Noka.

“Ndërkombëtarët shkallë-shkallë po rrisin presionin dhe po i shtrëngojnë lakun. Rama është problem kombëtar për shoqërinë dhe opozitën, por është bërë edhe problemi i vetëm ndërkombëtar. Por, unë jam nga ata politikanë që kam thënë gjithmonë se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Në fund, ndërkombëtarët kanë bërë detyrat e tyre, se kemi dhe shumë raporte të mëparshme, por tashmë është radha jonë. Në këtë aspekt, ne nuk do të ndalemi deri në gjetjen e zgjidhjes politike”, shtoi Noka.

Të fundit