Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Rama kërkon të likuidojë PL-në, aksioni shfaqje e turpshme e policisë

Noka: Rama kërkon të likuidojë PL-në, aksioni shfaqje e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas ndalimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Nokës, pasi nuk likuidoi dot PD-në, Rama ka vendosur që të likuidojë Partinë e Lirisë.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ndalimi i Ilir Metës është një shfaqje e turpshme e policisë.

Reagimi i Flamur Nokës:

Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror.

E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët #shqiptarë që ish Presidenti dhe ish Kryeministri i vendit të tyre të tërhiqet me forcë nga maskat e narkoshtetit.

Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe Rama kërkon që shqiptarët të mos kenë alternativa e ai vetë të mos ketë kundërshtarë.

Të gjitha do t'i kthehen mbrapsht.

Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias. Narkoshteti i Ramës do shembet para syve tanë.

Dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë arrestuar me urdhër të Ramës. Të përballemi me të gjitha forcat! Mosbindje civile deri në fund!

Të fundit