Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Rama po kthen Kuvendin në një sallë memecësh, deputetët e tij janë vetëm kartona

Noka: Rama po kthen Kuvendin në një sallë memecësh,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po funksionon Kuvendi nën drejtimin e mazhorancës socialiste.

Në një postim në Facebook, Noka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po “imponon një Kuvend memec” dhe po shmang çdo formë llogaridhënieje përpara qytetarëve.

Sipas Nokës, kryeministri po shmang qëllimisht përballjen parlamentare dhe po mohon zërin e opozitës, gjë që, sipas tij, përbën “përbuzjen më të madhe ndaj sovranit që prej rënies së diktaturës”.

"Edi Rama po i imponon qytetarëve një kuvend memec. Deputetët e tij janë vetëm kartona
Kështu #Rama po shmang përballjen kuvendore dhe llogaridhënien para përfaqësuesëve të shqiptarëve. Një përbuzje e tillë ndaj sovranit dhe parimeve themelore të parlamentarizmit nuk është parë që nga rënia e diktaturës.

Të mohosh zërin e qindra mijërave shqiptarëve që përfaqësohen nga opozita është një nxitje për përplasje. Kuvendi nuk është pronë e asnjë shumice, për më tepër e delegatëve të krimit. PD në emër të qindra mijëra zgjedhësve të saj nuk do të pranojë të jetë dekor parlamentar për një parlament memec', shkruan Noka.

Të fundit