Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Regjimi arriti kulmin, kërcënoi deputetët me armë

Noka: Regjimi arriti kulmin, kërcënoi deputetët me armë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas mbylljes së protestës së radhës së opozitës, duke akuzuar qeverinë për veprime të papranueshme.

Noka theksoi se nuk kishte ndodhur kurrë që forcat speciale të policisë, të armatosura deri në dhëmbë, të hynin në ambientet e Gardës së Republikës dhe të kërcënonin përfaqësuesit e popullit.

Siç e patë, sot regjimi arriti kulmin, duke i kërcënuar me tytën e armës deputetët.Nuk kishte ndodhur kurrë që forcat speciale të policisë, të armatosura gjer në dhëmbë, të futen në ambientet e gardës së republikës dhe të kërcënojnë me tytën e armëve deputetët, përfaqësuesit e popullit.

Këtu vdes demokracia.

Këtu vdes shteti ligjor dhe shteti i së drejtës.

Vetëm diktaturat, vetëm juntat fusin në parlament polici dhe forca të armatosura.

Institucionet kushtetuese janë të mbrojtura nga Garda e Republikës dhe është rreptësisht e ndaluar të hyjnë.

Por kur narkoministri, stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja e parlamentit, pastaj narkobanditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka.

E gjitha kjo që patë sot ju, që nga rrethimi, që nga dhuna ndaj deputeteve brenda ambienteve të parlamentit, që nga prania e gardës dhe policisë, tregon një panik.

Narkoregjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës.

Edhe kërcënimet që hidhen nga Elisa Spirogjoka 5 milionë eurosh, apo stërnipi i Enver Hoxhës, nuk mund të trgojnë gjë tjetër veçse panik, panik, panik.

Asgjë nuk i shpëton nga vullneti i shqiptarëve.

Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike sepse nuk mund të pranojnë të shkojnë në zgjedhje me një narkoregjim që dikton fatin e zgjedhjeve shumë kohë përpara zgjedhjeve.

Nuk kanë kaluar 24 orë nga dita kur kreu i narkos u tha shqiptarëve se do të çelë kapitujt negociatave dhe i çeli me gardë, me narkopolici, i çeli me tytën e armëve duke kërcënuar deputetët.

A mund të jetë ai imazhi i një shteti që çel negociatat?

Jo.

Jemi të vendosur në rrugën tonë, në aksionin e mosbindjes civile.

Asgjë nuk na ndal, as Elisa Spirogjoka, as stërnipi i Enver Hoxhës, as kreu i narkos, askush.

Ne do vazhdojmë në rrugëtimin tonë!” tha Noka.

Të fundit