Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Revolta do të vijojë, narkokryeministria dhe narkoparlamenti janë marrë peng

Noka: Revolta do të vijojë, narkokryeministria dhe narkoparlamenti

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur nga protesta duke theksuar se revolta qytetare nuk do të ndalet dhe paralajmëroi intensifikim të aksionit.

Noka akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se kanë kapur institucionet shtetërore.

“Ne jemi në protestë, protesta vazhdon. Qëllimi i protestës është i ditur. Duhet zgjidhje politike. Shqipëria duhet që të mos rrëshqasë në destabilitet. Rama duke mbrojtur korrupsionin po rrezikon të ardhmen evropiane. Protesta do të vazhdoje edhe më e fortë se kurrë deri në gjetjen e zgjidhjes politike. Ne nuk ndalemi, revolta do të vijë do të jetë duke shtuar. Ne kemi dy godina, narkokryeministria dhe narkoparlamenti që është marrë peng. Këto dy institucione janë të dyja nga ku buron e keqja e çdo shqiptari”, deklaroi Noka.

Të fundit