Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Shkarkimi i Prodës tregon panikun e Ramës

Noka: Shkarkimi i Prodës tregon panikun e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Ilir Prodës si kreu i Policisë së Shtetit.
Sipas Nokës, ky vendim vjen si pasojë e protestave të opozitës dhe tregon panikun e Ramës.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Nokës:

Presioni i protestave të opozitës çmonton narkoregjimin. Shkurti shkurton urët, Marsi mbledh "lëkurët".

Ilir Proda, i pari kryepolic i emëruar nga krimi që prej themelimit të shtetit. Shkarkimi i tij bërtet panikun e Edi Ramës, i cili po i numëron me gishta personat e mbetur në rrethin e tij, që mund t'i japin blindim të plotë partiak Policisë së Shtetit.
Sokol Bizhga është elementi parti në kupolën policore. Një tradhtar i shtetit që bëri karrierë mbi gjakun e kolegut të tij Gjergj Mehmeti, të cilin e tradhtoi duke ia dorëzuar bandave kriminale.

https://www.facebook.com/share/1DRQZSmbry/

Të fundit