Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Shkodra dhe Shqipëria janë kthyer në djep të krimit të organizuar, Rama shkaktari i vetëm

Noka: Shkodra dhe Shqipëria janë kthyer në djep të krimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka e ka cilësuar Shkodrën si djepin e krimit të organizuar, pas masakrës së tre ditëve më parë ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga protestë-marshimi që po mbahet sot në Shkodër, Noka tha se shkaktari i vetëm për këtë fenomen është Edi Rama dhe rilindja.

Noka: Shkodra sot është djepi i krimit të organizuar dhe shkaktari i vetëm është Edi Rama dhe rilindja.
Prandaj jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë kundër këtij krimi.
Nuk mundet Shqipëria, që ka hapur kapitujt e negociatave dhe është anëtare e NATO-s, të jetë vendi i krimit të organizuar, djepi i mafies.
Shqipëria duhet të jetë një Shqipëri tjetër, një Shqipëri normale.
Prandaj jemi këtu, për t’i thënë stop.
Plani është marshim, protestë marshim kundër krimit politik, kundër krimit me fytyrë shtetërore.
Policia nuk ka kohë të merret me ligjin, ka dalë nga binarët e ligjit pasi është një narkopolici.
Në momentin që policia ka në fokus luftën kundër opozitës, kjo është domethënëse.
Policia është njësh me krimin, sikundër i gjithë regjimi është nën kthetrat e krimit.
Mesazhi është për qytetarët të ngrihen kundër narkoregjimit, kundër krimit me pushtet, kundër këtij regjimi që po përpiqet të rrënojë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
Shqiptarët nuk mund të pranojnë një krim që është nën kthetrat e krimit.

 

Të fundit