Flash News

Ditari i Opozitës

Noka 'shpërthen' ndaj Bashës: Poshtërim! As armiku nuk na ka quajtur “llum”, i kërkova të japë dorëheqjen

Noka 'shpërthen' ndaj Bashës: Poshtërim! As armiku nuk

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë në selinë blu.

Noka ka lëshuar akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke denoncuar deklaratën e tij sipas së cilës quajti llum anëtarësinë dhe elektoratin e PD-së.

“Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD-së ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit. Denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, duke e quajtur llum. Asnjë nuk ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën  e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj,” deklaroi Noka.

Noka ka zbardhur kërkesën që i ka bërë Bashës. “Mbrëmë, unë i kërkova Bashës që të marrë përgjegjësi, forca jonë po shkon në zgrip, dhe në qoftë se ai e do sadopak këtë forcë, ai duhet të jepte dorëheqjen. Por ai konfirmoi dje se fati i karriges së tij është më i rëndësishëm se fati i demokratëve,” tha Noka.

 

Të fundit