Flash News

Ditari i Opozitës

Noka shpjegon motivet e mosmarjes pjesë në protestën e PL: Nuk ishte në kuadër të opozitës së bashkuar

Noka shpjegon motivet e mosmarjes pjesë në protestën e PL: Nuk

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka shpjeguar arsyet përse drejtuesit e PD dhe mbështetësit e tyre nuk morën pjesë në protestën para SPAK të organizuar nga Partia e Lirisë.

Gjatë një intervistë në A2CNN, Noka e cilësoi këtë protestë si një ngjarje që nuk ishte në kuadër të opozitës së bashkuar dhe theksoi se nuk kishte asnjë ftesë për të marrë pjesë.

Ai shtoi se PD dhe Partia e Lirisë janë në një kauzë të përbashkët për një shtet të drejtë dhe kundër narkoregjimit, por protestat e secilës parti janë të pavarura. Në lidhje me arrestimin e Ilir Metës, Noka e dënoi ashpër këtë akt, duke e cilësuar si një veprim "terrorist". Ai theksoi se arrestimi i Metës, ish-presidentit dhe ish-kreut të Kuvendit, është një fyerje për shtetin dhe u krye për shkak të mllefit personal të kryeministrit Edi Rama.

Të fundit