Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Si nisëm të dyshojmë për Bashën pas fotos me Donald Trump

Noka: Si nisëm të dyshojmë për Bashën pas fotos me

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka treguar se si nisën dyshimet për lobim nga për Lulzim Bashë pas fotos 26 mijë dollarë me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

I ftuar në ‘Now’ në Euronews Albani, Noka tha se Basha u kishte folur për një vendim që ishte marrë pas fotos me Trump, dhe se ata e kishin besuar.

Noka deklaroi se Partia Demokratike kërkon që hetimit për çështjen e lobimit rus t’i shkohet deri në fund.

“Besuam Bashën kur na tha s’kam bërë lobing. Pse lindën dyshimet?  Për foton me Donald Trump, na tregoi një vendim që është marrë për 25 mijë dollarë që u paguan dhe ne ishim të prirur ta besonim këtë, ishin ligjërisht. Kur filloi se qarkullonin fjalë nga gjyqtarët që po na vjen Engjëll Agaçi dhe kur na kërkonin se kjo çështje të mbyllet, atëherë ne kishim të drejtë të dyshojmë. Dhe sot kemi një qëndrim, çështja të hetohet deri në fund. Ka një dëshmi të Nik Muzin që nuk ka ardhur në organet e drejtësisë dhe detajon çdo gjë. Basha të dalë dhe ta sqarojë këtë çështje”, tha Noka.

Të fundit