Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: S’ka marrëveshje me Ramën, por ulje në tryezë për të diskutuar kërkesat e opozitës

Noka: S’ka marrëveshje me Ramën, por ulje në tryezë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaron se nuk ka marrëveshje me Edi Ramën por ka vetëm një ulje në tryezë për të diskutuar kërkesat e opozitës.

I ftuar në Ora News, Noka hodhi poshtë pretendimet se me Ramën nuk flitet për marrëveshje.

NokaKjo situatë e agravuar prej 5 muajsh, sigurisht që do kishte një rrugë ku do futej zgjidhja.

Ne hymë në këtë rrugë të detyruar.

Komisionet Hetimore i detyron Kushtetuta.

Ne kemi dërguar në parlament 8 kërkesa për Komisione Hetimore.

Kushtetuta thotë që kur Komisioni Hetimor firmoset nga 35 deputetë, automatikisht Kuvendi është i detyrar të ngrejë Komision Hetimor.

Komisioni i Reformës Zgjedhore, 33 vjet konsensual bipartisan, nuk u konsiderua.

Sigurisht që ne të detyruar u futëm në këtë rrugë, sepse parlamenti humbi legjitimitetin e tij.

Mbase qeveria pas 5 muajsh betejë, mes opozitës dhe qeverisë në parlament u detyrua të konsiderojë kërkesat tona.

Nuk flitet për marrëveshje.

Nuk ka marrëveshje, as nuk do ketë marrëveshje me Edi Ramën.

Ka vetëm një ulje në tryezë për të diskutuar kërkesat tona.

 

 

 

Të fundit