Flash News

Ditari i Opozitës

Noka sqaron ndryshimet në zyrën e shtypit: Asnjë s'është pushuar, Desada Metajn e hoqëm nga WhatsApp-i sepse është anëtare e AMA

Noka sqaron ndryshimet në zyrën e shtypit: Asnjë

Deputeti Flamur Noka deklaroi se brenda muajit maj Partia Demokratike do ketë kryetarin e saj të ri. Ai sqaroi edhe ndryshimet në zyrën e shtypit. Pasi gjykata e njohu, “Rithemelimi”, mori kontrollin e grupit të WhatsApp-it të Partisë Demokratike.

Noka tha për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në RTSH se në zyrën e shtypit janë bërë ndryshime, duke theksuar se asnjë prej tyre nuk është larguar nga puna. Ai shtoi se ish-këshilltarja e Lulzim Bashës, Desada Metaj është hequr nga grupi për shkak se është anëtare e AMA-s.

“Së pari dua ta theksoj se zyra e medias në PD ka patur disa ndryshime, por nuk ka patur asnjë largim. Floriana Garo është emëruar drejtoreshë dhe ajo ka nisur nga organizimi i punëve. Është hequr nga WhatsApp dhe aksesi aty Desada Metaj, e cila nuk ka punë me zyrën e shtypit sepse është anëtare e AMA-s.

Së dyti nuk është hequr askush nga puna. Patrik Sadikaj dikur drejtor aty, tani është specialist i thjeshtë, por nuk është hequr nga puna. Heqja e tij nga grupi i WhatsApp lidhej vetem me faktin që ishte drejtor. Aty janë të gjithë ata që kanë punuar më parë, Elona Meçe, Silvi Bardhi e të tjerë”, tha Noka.

 

Të fundit