Flash News

Ditari i Opozitës

Noka takohet me demokratët në Kombinat: PD ka burime njerëzore të jashtëzakonshme

Noka takohet me demokratët në Kombinat: PD ka burime njerëzore

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është takuar me demokratët në zonën e Kombinatit në Tiranë. 

Në një postim në facebook ai shkrun se PD ka burime njerëzore të jashtëzakonshme, të cilat kanë potencialin të tërheqin mijëra qytetarë në rrugën e drejtë, por të vështirë të opozitarizmit.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës:

Një kafe me demokratë të zonës së Kombinatit.

Organizimi i protestës së 11 korrikut kërkon bashkërendimin e të gjitha energjive tona.

PD ka burime njerëzore të jashtëzakonshme, të cilat kanë potencialin të tërheqin mijëra qytetarë në rrugën e drejtë, por të vështirë të opozitarizmit.

Mendimet dhe idetë janë të larmishme.

Ato shpesh nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, mirëpo qasja se protesta e bashkon shoqërinë përtej politikës së ditës, është e përbashkët për çdo demokrat, e kështu duhet të jetë për çdo qytetar të përgjegjshëm.

Të fundit