Flash News

Ditari i Opozitës

Noka takon shqiptarët në Belgjikë: Diaspora, shpresa jonë për ndryshim

Noka takon shqiptarët në Belgjikë: Diaspora, shpresa jonë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës në Belgjikë. Ai theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Sipas Nokës, diaspora është shpresa e shqiptarëve për të kthyer Shqipërinë në rrugën normale drejt Europës, që sipas tij është ndërprerë nga bandat dhe narkotrafiku i Edi Ramës.

"Ju, diaspora, jeni sot shpresa jonë për ndryshimin. Jeni shpresa e shqiptarëve për të kthyer Shqipërinë në rrugën normale drejt Europës, rrugë që është ndërprerë nga bandat dhe narkotrafiku i Edi Ramës.

Të dashur vëllezër dhe motra, ju jetoni çdo ditë me Shqipërinë në mendje. Gjendja në Shqipërinë tonë dhe tuajën bashkë është emergjente.

Sot në Shqipëri kemi një regjim, dhe madje edhe më keq, kemi një narkoregjim. Ne sot në Shqipëri nuk kemi një kryeministër si Belgjika, si çdo vend i Europës, ne kemi një narkokryeministër. Ne nuk kemi një qeveri, kemi një narkoqeveri.

Ai premtoi, dhe çdo premtim e shndërroi në mashtrim.

Ne kemi një njeri që largoi për 12 vite, një milion e 100 mijë shqiptarë nga tokat e tyre, nga shtëpitë e tyre, nga familjet e tyre.

Edi Rama në Shqipërinë tonë, politikat e zhvillimit i shndërroi në vjedhje. Edi Rama menaxhimin e taksave të familjarëve tuaj, të shoqërisë shqiptare, e shndërroi kryekëput në një hajdutëri.

Edi Rama është sot në pushtet, jo sepse e votojnë shqiptarët, Edi Rama është në pushtet sepse në pushtet e mbajnë trafikantët e drogës dhe krimi i organizuar. Ne sot duhet të ngrihemi dhe ta rrëzojmë atë.

Është koha që këtë të keqe të madhe që ka kapluar vendin tonë ta ndalim, dhe kjo duhet të ndalet.

Sot është një ditë e re, një e ardhme e begatë dhe e ndritur e pret Shqipërinë, por ajo që të bëhet realitet pret kontributin tuaj", tha Noka. 

Të fundit