Flash News

Ditari i Opozitës

Noka thirrje para protestës së opozitës: Ta sfidojmë sot regjimin, s'ka fuqi më të madhe se një popull i bashkuar

Noka thirrje para protestës së opozitës: Ta sfidojmë sot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës sot pasdite.

Në një postim në rrjetet sociale, Noka thekson se fuqia e një populli të bashkuar është vendimtare teksa ngre akuza se ka përpjekje për të dekurajuar pjesëmarrjen përmes propagandës dhe frikësimit.

"Sot të sfidojmë regjimin! Nuk ka fuqi më të madhe mbi tokë se ajo e një populli të bashkuar në kauzë. Nuk ka tiran që s'ka rënë nga pushteti. 
E pamundshmja ekziston veçse në mendjet e disave, që synim kanë të demonizojnë protestën dhe të dekurajojnë qytetarët që të mos marrin pjesë, shpeshherë duke i trembur me skenaret e tyre propagandistike. 

Sfidojeni regjimin me protestën tuaj! Për vendin tonë të gjithë do të jemi në këmbë, sot në orën 18:00", shprehet Noka. 

Të fundit