Flash News

Ditari i Opozitës

Noka thirrje publike Ramës: Do kesh fundin e keq, më bese, e ke mbushur kupën

Noka thirrje publike Ramës: Do kesh fundin e keq, më bese, e ke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se vendi ndodhet në kilometrin e fundit përballë asaj që ai e cilëson si narkoregjim.

I ftuar në A2CNN, Noka tha se Shqipëria nuk qeveriset më nga institucionet, por nga kartelet kriminale, ndërsa vota e lirë, sipas tij, është asgjësuar.

Noka theksoi se beteja e opozitës nuk ka si synim ardhjen e PD-së në pushtet, por largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie tranzitore ose teknike, me mision të vetëm garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Shqipëria sot është narkoshtet. Hap rrugën një zgjidhjeje politike, ndryshe fundi do jetë i shpejtë”, u shpreh ai, duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri në rrëzimin e qeverisë", deklaroi Noka.

Të fundit