Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: TIMS u sulmua nga brenda për të zhdukur lidhjet e krimit me policinë

Noka: TIMS u sulmua nga brenda për të zhdukur lidhjet e krimit me

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaron se sulmi kibernetik në sistemin TIMS ka qenë i brendshëm për të fshirë lidhjet e krimit me policinë.

Duke folur në Syri.tv, Noka thotë se janë fshirë të gjitha të dhënat për kriminelët dhe se kemi të bëjmë me një strategji për të zeruar të gjitha sistemet që përmbajnë të dhëna sekrete në funksionimin e përditshëm të Policisë së Shtetit.

"Kur ra TIMS u tha nga burime të brendshme se ka një hakerim dhe hakerat e kanë bllokuar jo vetëm TIMS por dhe sisteme të tjera.

TIMS është themelori por policia ka dhe të tjera sisteme, sistemi i policisë shkencore, dhe pastaj duke avancuar situata, burime të brendshme policore konfirmojnë se s'është çështje hakerimi nga jashtë, apo e një armiku siç ishte historia e sulmit mbi e-albania.

Bëhet fjalë për një strategji për të goditur dhe zeruar sistemet që përmbajnë të dhëna jashtëzakonisht sekrete dhe të rëndësishme në funksionin e përditshmërisë së policisë. Policia shkencore ka të dhëna jetësore të aktivitetit të policisë kriminale ndër vite.

Aty janë fshirë të gjitha të dhënat. Sistemet, përmbajnë përveç hyrje-daljeve, përveç të dhënave në TIMS për ata në kërkim, sistemi i policisë shkencore ka të dhëna kriminale që përdoren si fakte, prova në gjyqe, aktivitete kriminale, bandat, provat janë aty.

Kjo situatë e krimit dhe një nga ajsbergët e zbardhjes së situatës të implikimeve shtetërore e policore në krim, tregoi që ajo ishte maja e ajsbergut që tregonte bashkëpunimit dhe lidhjet.

Tregoi që krimi ka lidhje të forta shtetërore e politike, pa asnjë diskutim me influenca të thella policore, deri sa bandat e strukturat kriminale paguajnë oficerë e drejtues policie deri tek ish-kryepolici Ardi Veliu, pra e gjithë kupola e policisë në kontroll nga krimi.

Në një të ardhme janë prova mjaft të rënda që do godasin dhe drejtësia duhet të vepronte. Sipas informacioneve ndikimi është i gjithi i brendshëm për të fshirë të dhënat. Janë fshirë gjithçka.

U pastruan të dhëna sensitive të lidhjeve të titullarëve me krimin dhe përfshirjes së tyre në afera kriminale, dhe politikanëve të pushtetit për të justifikuar hakerimin.​”-tha Noka.


 

 

Të fundit