Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: T’ju thuash juve hajdutë nuk është fyerje, ju jeni të gjithë lubi

Noka: T’ju thuash juve hajdutë nuk është fyerje, ju jeni

Deputeti demokrat, Flamur Noka, mori fjalën për procedurë në Kuvend, por fjala e tij u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Zonjë, këtu çfarë flet opozita, si drejtohet ajo, çfarë politike bën ajo, nuk e përcakton as ti, as Belinda, as grupi juaj, atë e përcakton rregullorja e Kuvendit.

Në rast se deputetja drejton gishtin për abuzime, për vjedhje, për arsimin që ka shkuar i fundit vend sipas PISA-s, për shëndetësinë që është vetëm e vjedhur, kjo nuk do të thotë se po kalon etikën.

Etikën e keni thyer ju, etikën e ka thyer vetë kryeministri.

Por t’ju thuash ju hajdutë nuk është fyerje, është gjysma e të vërtetës.

Sepse ju të gjithë jeni lubi, ju jeni të gjithë lubi, jo thjesht hajdutë,” tha Noka.

Por fjala e tij u ndërpre nga Elisa Spiropali, e cila dukej edhe më e vendosur sot për të mos lejuar opozitën të flasë.

Të fundit