Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Zgjedhjet në Kosovë, shembull demokracie dhe shuplakë për regjimin në Shqipëri

Noka: Zgjedhjet në Kosovë, shembull demokracie dhe shuplakë

Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe me standarde europiane, duke i cilësuar ato si një shembull për Shqipërinë dhe një “shuplakë” për regjimin aktual.

Në një postim publik, Noka vlerëson efikasitetin e procesit zgjedhor në Kosovë, transparencën e numërimit dhe shpalljen e shpejtë të rezultatit, duke theksuar se këto janë modele që tregojnë se demokracia funksionon kur ka vullnet politik dhe respekt për qytetarët.

Noka uron qeverinë në detyrë të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin, si dhe kandidatët fitues të partive të tjera që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

Të fundit