Flash News

Ditari i Opozitës

‘Non-grata’ e Berishës, Këlliçi: Është hequr tashmë, akoma s’e dini?

‘Non-grata’ e Berishës, Këlliçi: Është

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi është shprehur se ‘non-grata’ e vendosur nga SHBA-të, për Sali Berishën është hequr tashmë.

I ftuar në sutdion e A2 CNN, Këlliçi pyeti me habi se si nuk e dinin një gjë të tillë, kur PD ka marrëdhënie të shkëlqyera me administratën e re të Trump.

“Non grata për Sali Berishën është hequr. Akoma nuk e dini ju këtë more burrë i dheut! Akoma me “non grata”-n do merremi ne?! Ky është problemi i shqiptarëve. Kujt i intereson?

PD sot ka marrëdhënie të shkëlqyera sot me administratën e re të Trump. Strategu kryesor i fitores së Donald Trump udhëheq fushatën tonë elektorale. Më mirë se kaq nuk mund të ishin”, ka thënë Këlliçi.

Të fundit