Flash News

Ditari i Opozitës

‘Non-grata’ e Berishës, Paloka zbardh bisedën me Bashën: Është goditje politike kundër PD-së

‘Non-grata’ e Berishës, Paloka zbardh bisedën me

Deputeti dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me zhvillimet e fundit në selinë blu.

Në News 24, Paloka zbardhi bisedën me Lulzim Bashën pas momentit kur bëri publik vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

“Unë ia kam thënë pasi mori vendimin, në zyrë, ke marrë vendimin e gabuar në mënyrën e gabuar. Unë kam pasur disa parime si me Bashën dhe me Berishës. Unë çfarë kisha diçka që nuk më pëlqente ua thoja në zyrë, as në Kryesi nuk ia thoja. Një nga defektet e Bashës është që të dëgjon, ndonjëherë edhe ta miraton dhe pastaj nuk e bën atë që thotë. Të jemi sinqertë nuk e kam pritur fare. Mund të jetë mungesë largpamësie. Edhe nga bisedat që kemi bërë deri në atë moment për këtë çështje, madje ka qenë një nga momentet kur ambasadorja amerikane Çështja e Berishës nuk është çështje e Berishës. ‘Non-grata’ e Berishës nuk është kundër Berishës, por është kundër teje, kundër nesh. Kjo për mua mbetet goditje politike, ndaj PD-së për të mbështetur Edi Ramën”, deklaroi Paloka.

Të fundit