Flash News

Ditari i Opozitës

‘Non-grata’ e Britanisë, Zhulali: Synohet asgjësimi i opozitës, ambasadori britanik ka investuar

‘Non-grata’ e Britanisë, Zhulali: Synohet asgjësimi i

Ilda Zhulali deklaroi se sulmi ndaj kryedemokratit Sali Berisha synon të godasë opozitën.

E ftuar në “Task Forcë” në Syri TV, Zhulali tha se shpallja “non-grata” nga Britania e Madhe nuk është vetëm investim i ambasadorit Alastair King-Smith, por i një rrjeti të gjerë që kërkojnë asgjësimin e opozitës.

Zhulali ngre pyetjen se pse Britania e Madhe se çfarë interesi ka Britania e Madhe në Shqipëri.

"Berisha ka shënuar precedentin e parë në historinë politike në rajon dhe më gjerë që përballet me akuzat. Ai nuk është tërhequr por përkundrazi ka vendosur të qëndrojë në krye të kësaj përballje duke i shkuar një për një akuzave që renditen për to. Ndryshe nga vendimi i SHBA ku ai nuk ka akoma një bazë ligjore se përse është marrë vendimi ndaj ti, në Britani ai është njohur me atë dosje dhe e ka bërë publike.

Nuk do të bija dakort thjeshtë me investimin e ambasadorit, pasi nuk është një ose dy individë por këtu është një investim shumë i madh politik përmes një rrjeti të caktuar për të asgjësuar opozitën shqiptare dhe emblemën e saj, Berishën. Kjo erdhi edhe nga një rast konkret si McGonigal i cili po përballet me drejtësinë në SHBA por edhe ambasadori britanik është pjesë e kësaj lëvizje.

Ato që cilësohen si fakte kur e lexon raportin ato hidhen vetë poshtë nëpërmjet saj, dhe ambasadori ka theksuar se nëse i heqim nongradën Berishës dëmtojmë Ramën dhe PS në zgjedhjet. Pyetja që shtrin çdo njeri me logjikë, për çfarë është e interesuar Britania e Bashkuar në Shqipëri?! Britania është një shembull se si funksionon shteti i së drejtës dhe ky është interesi i Britanisë dhe ta mbrojë dhe jo të godasë një individ me akuza të pabaza dhe përkundrazi Berisha në kohën që drejtonte kishin një kulminacion pozitiv", u shpreh Zhulali.

Të fundit