Flash News

Ditari i Opozitës

Non grata/ Lela: E majta e frymëzuar nga Soros e ruan të vetin dhe do të fundosë kundërshtarin

Non grata/ Lela: E majta e frymëzuar nga Soros e ruan të vetin dhe do

Drejtori i Komunikimit në Partisë Demokratike, Alfred Lela, ka komentuar shkresën që Marko Rubio i ka dërguar Joe Biden në lidhje me përdorimin politik të instrumentit të non grata-s nga administrata  majtë e Departamentit të Shteti.

Na komentin e tij Lela shprehet se përgjigjja ndaj letrës së Sekretarit të Emëruar të Shtetit është e kuptueshme: Besoj e kuptoni përgjigjen: e majta e ruan të vetin dhe do të fundosë kundërshtarin. Dhe jo çdo e majtë, por ajo e paguar dhe frymëzuar nga Soros. Bolshevizëm me maskën e rrjeshme të Open Society dmth.

Në një letër të tijën, e vitit 2021, Rubio konstaton se administrata Biden ka goditur politikisht të gjithë liderët e djathtë me non grata dhe ka kursyer çdo lider të majtë, pra, sipas tij ky instrument është përdorur politikisht nga Blinken dhe Biden.

Postimi i plotë:

Senatori Marko Rubio, bashke me kolege te tjere, i shkruante Presidentit Biden duke e vene ne dije, dhe qortuar, per shpalljen non grata te Presidentit te Guatemales nga administrata Biden.

Vini re: Rubio, tashme Sekretar Shteti, pyet Biden se si ka mundesi qe te gjithe non gratat jane te djathte, dhe asnje i majte, ne Ameriken Latine, si ne rastin e Venezulese se Maduros, nuk eshte dizajnuar nga administrata e tij.

Besoj e kuptoni pergjigjen: e majta e ruan te vetin dhe do te fundose kundershtarin. Dhe jo cdo e majte, por ajo e paguar dhe frymezuar nga Soros.

Bolshevizem me masken e rrjeshme te Open Society dmth.

Precedenti ekziston. Mbi te heqja e non gratas se Sali berishes eshte vetem formalitet.

Sekretari Rubio do ta beje. Presidenti Trump do ta miratoje.

Sali Berisha do te fitoje kunder cancel culture!

 

 

Të fundit