Flash News

Ditari i Opozitës

‘Non grata’ nga SHBA, Berisha: Nuk i ndahem procesit gjyqësor ndaj Blinken deri në fund të jetës time

‘Non grata’ nga SHBA, Berisha: Nuk i ndahem procesit gjyqësor

Kreu i Demokratike, Sali Berisha është shprehur i bindur se do të vijojë me çdo kusht proceset gjyqësore ndaj SHBA dhe Britanisë së Madhe, pas vendimeve të shpalljes së tij ‘non grata’. 

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se nuk do t'i ndahet gjyqit të Parisit ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, deri në fund të jetës së tij. 

Ai tha se vendimi i Blinken, pa prova dhe fakte, e ka lënduar në dinjitetin e tij. 

Unë po sfidoj me gjykatat. I kam çuar në Paris, po e ndjek në Angli. është në Gjykatën e Kasacionit në Paris. Nuk ndahem unë nga procesi gjyqësor deri në fund të jetës time ndaj Antony Blinken. Sepse ka marrë një vendim 'sine materia' dhe më ka lënduar në dinjitetin tim. Do të jetë salla e gjyqit ajo që do të qartësojë të vërtetën”, tha Berisha.

 

Të fundit