Flash News

Ditari i Opozitës

‘Non grata’ nga SHBA, Berisha: Të premten do shkoj në parlament, PD nuk ka pse bën betejë për mua

‘Non grata’ nga SHBA, Berisha: Të premten do shkoj në

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur edhe një herë vendosmërinë për të mos dorëzuar mandatin e deputetit, pavarësisht thirrjes së ambasadores së SHBA, Yuri Kim për të mos jetë pjesë e parlamentit të ri që nis punimet në 10 shtator.

I ftuar në Euroneës Noë, Berisha tha se do jetë në parlament në përputhje me vullnetin e qytetarëve shqiptar për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe sovranitetin e vendit.

“Do jetë në parlament në përputhje me vullnetin e qytetarëve shqiptar. Nuk fshihem prapa mandatit, prapa sovranitetit. Bëj gjithçka për të mbrojtur dinjitetin tim, sovranitetin e vendit tim sepse është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë.

Në asnjë rrethanë nuk e shkelmojë, asgjë nuk më detyron që të shkelmoj dinjitetin tim. Dinjiteti njerëzor është thelbi i lirës së njeriut. Mandati është i parlamentit dhe jo i deputetit. Ndaj nuk bëj asgjë tjetër veçse i nënshtrohem sovranitetit e mandatit”, tha Berisha.

I pyetur nëse po e fut PD-në në cikël konflikti me SHBA me këtë qëndrim duke sfiduar SHBA, Berisha tha se PD nuk ka pse bën betejë për të.

PD nuk hyn kurrë në konflikt me shtetet demokratike nëse mbron parimet e demokracisë. Pro evropeizmit, gjatë ekzistencës 20-vjecare që e kam drejtuar është bazuar në respektimin e parimeve të shoqërisë amerikane dhe evropiane. Ndryshe nga mosrespektimi i këtyre parimeve vendi është katandisur në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës se nuk respekton ato parime që janë themelore për një shoqëri të lirë.

Mbështetja ime për qëndrimin që mbaj është më e gjerë se kurrë në spektrin e saj. Me qindra njerëz që nuk mund të pranojnë në esencën e tyre njerëzore që një njeri pa paraqitur asnjë provë të fajësohet. Ky njeri ka përfaqësuar shqiptarët dhe Shqipërinë.

Mbrojtja që u bë parimeve është në interesin e cdo qytetari. PD nuk ka pse bën betejë për mua, unë bëj betejë për PD. Kam kërkuar që askush të mos angazhohet në një betejë.

PD nuk angazhohet dhe nuk duhet të angazhohet në këtë fushatë”, tha Berisha.

 

Të fundit