
Flash News
Tre efektivë policie në Tiranë nën hetim për veprime arbitrare ndaj një të mituri
DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
Gazment Bardhi me akuza të forta: Terroristë elektoralë të Ballukut po blejnë vota në Fier
Kandidati i PS para në këmbim të votave? Policia procedon personin që e denoncoi me video
Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën
“Non grata” për Berishën, Chris LaCivita: Gabim i administratës Biden
Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita ka folur lidhur me “non gratën” e kryedemokratit Sali Berisha nga SHBA.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai thekson se “shpallja “non grata” ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet”. Sipas tij, ky vendim i Biden ishte një “gabim tjetër” i administratës së tij.
Por kur u pyet se pavarësisht se mendon se vendimi ka qenë i korruptuar pse administrata aktuale nuk merr një masë kundër saj, LaCivita tha se nuk flet në emër të qeverisë amerikane, por është këtu për të siguruar një fitore të PD-së.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë është shpallur person “non grata” nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken në 2021. Ju e njihni mjaft mirë Twitt-in që bëri ish-Sekretari i Shtetit dhe historinë. A mund të punoni me dikë i cili është shpallur si person “non grata” nga administrata e Shteteve të Bashkuara?
Chris LaCivita: Si fillim, është ish-administrata, Antony Blinken.
Blendi Fevziu: Ka qenë administrata e Shteteve të Bashkuara në atë kohë.
Chris LaCivita: Kanë qenë të korruptuar sa s’ka…
Blendi Fevziu: Kanë qenë të korruptuar?
Chris LaCivita: Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mi dhe në mendimin tim dhe këto nuk janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im, por nga pikëpamja ime dhe një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja “non grata” ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi.
Blendi Fevziu: Nëse mund t’ju pyes pak më shumë. Sali Berisha ka qenë mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ka qenë i vetmi President i cili ka bërë dy vizita në Shtëpinë e Bardhë më 1991 dhe 1995.
Chris LaCivita: Doktor Berisha. Po.
Blendi Fevziu: Po, si Kryeministër. Ka pasur takime shumë të mira te Shtëpia e Bardhë me Zv/Presidentin. Pse administrata e Shteteve të Bashkuara, administrata e Biden-it mori këtë vendim?
Chris LaCivita: Pse administrata e Biden-it fshehu faktin që Joe Biden-it ishte mendërisht me probleme për 4 vite dhe e kishte të pamundur që të ishte president? Pse administrata e Biden-it vendosi që burrat mund të bëjnë fëmijë? Pse administrata e Biden-it vendosi… Mund të vijoj e të radhis gjëra për ditë të tëra. Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër.
Blendi Fevziu: Sipas jush ky është një vendim i korruptuar, i bërë nga një administratë e korruptuar, pse administrata aktuale nuk merr një masë kundër saj?
Chris LaCivita: Nuk flas në emrin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nuk mund të flas në emër të Departamentit të Shtetit, jam këtu për t’u siguruar që konservatorët dhe Partia Demokratike do të kenë mundësinë të sfidojnë 12 vitet e dështimit të Edi Ramës dhe këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës./
Të fundit














Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53



Depozitat në Euro ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit
9 Maj 2025, 18:17

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen
9 Maj 2025, 17:54


Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën
9 Maj 2025, 17:23
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa të rrepta sigurie
9 Maj 2025, 17:11

Për kë do të votoj ?
9 Maj 2025, 16:48




Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi
9 Maj 2025, 15:30




A është Rama gati të bëhet Hoxha i ardhshëm?
9 Maj 2025, 13:50
Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52
Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë
9 Maj 2025, 11:42

Denoncon Spaho: Kandidati i PS në Pogradec jep 100 mijë lekë për votën
9 Maj 2025, 11:27
Mustafaj: Krenar për fushatën e denjë të PD
9 Maj 2025, 11:22
Dështon sërish konstituimi, Kosova ende pa Kuvend të ri
9 Maj 2025, 11:06





"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48




