Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk bëhen nga kryetari”, Ristani tregon çfarë parashikon statuti i PD për lobimet

“Nuk bëhen nga kryetari”, Ristani tregon çfarë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Rsitani, ka treguar se çfarë thotë statuti i partisë për marrëveshjet e lobimit.

I ftuar në Euronews Albania, Ristani u shpreh se marrëveshjet e lobimit nuk bëhen nga kryetari, por me autorizim nga organet kolegjiale të partisë, gjë që s’ka ndodhur në rastin e financimeve ruse.

Ristani ka mohuar të ketë dijeni për paratë që Lulzim Basha ka marrë nga Rusia në vitin 2017 kur ishte kryetar i PD-së.

“Në statutin e PD-së është e shkruar se marrëveshja të tilla lobimi me të tretë nuk bëhen nga kryetari pa një autorizim nga organet kolegjiale të partisë. Organet kolegjiale të partisë, ose partia vetë nuk i është dhënë asnjë autorizim kryetarit që të kryejë një lobim të tillë. Unë s’kam qenë në dijeni për çështje të tilla. U vura në dijeni nga mediat”, theksoi Ristani.

 

Të fundit