Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk do shpik raketën”, deputeti Dogjani përplaset në Kuvend me Felajn

“Nuk do shpik raketën”, deputeti Dogjani përplaset në

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Ishte demokrati Asllan Dogjani i cili debatoi me ministrin Ulsi Manja dhe zv.kryeparlamentaren Ermonela Felaj. Pasi Manja mbaroi fjalën nisi të lexonte pyetjen e Dogjanit, i cili tha se e kishte depozituar dy orë më parë.

Felaj nga ana tjetër iu drejtua Dogjanit duke i thënë se “nuk mund të shtijë fall se kur vijnë deputetët në sallë”.

Pjesë nga debati:

Felaj: Nuk ju është hequr asgjë në mënyrë të padrejtë.

Dogjani: Kam 2 orë që kam bërë pyetjen me shkrim unë. Unë nuk do shpik raketën. Më vjen keq moj zonjë, çfarë është kjo?!

Felaj: Nuk shti fall kur vijnë deputetët në sallë, ministri po prezanton ligjin dhe do japë përgjigjen e pyetjeve. Uluni ju lutem! Më detyroheni një ndjesë për këtë që keni bërë në Kuvend! Nuk ishit në sallë, erdhët pasi ministri nisi fjalën. Mos gënjeni.

Të fundit