Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk dukesh fare kur gënjen”, Noka-Godole debat në studio: Kontrollo tonin e zërit

“Nuk dukesh fare kur gënjen”, Noka-Godole debat në studio:

Protesta e 8 janarit ka përplasur deputetin e PD, Flamur Noka dhe Jonila Godolen, sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD.

Të ftuar në studion e Open në Top Channel, debati mes tyre nisi kur Godole tha se Noka po gënjente, por Noka reagoi ashpër.

Pjesë nga debati

Noka: A të dhemb kjo kur i shikon?

Godole: Ajo që ndodhi atë ditë është tragjike për të gjithë demokratët, për ata që janë të djathtë, për ata që e duan këtë parti ishte një ditë e trishtë, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, për ata që e panë nëpër ekrane. Unë kam ngritur një karrierë që është e pavarur nga partitë politike. Partia duhet të hapet edhe ndaj njerëzve që nuk janë pjesë e partisë.

Eni Vasili: Jeni të dy si përfaqësues të partisë.

Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.

Eni Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?

Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.

Noka: Nuk thashë ashtu.

Godole: Ashtu thatë.

Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk dukesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…

Godole: Ju lutem kontrolloni tonin dhe fjalët që thoni ndaj meje. Kam një pyetje.

Noka: Pyetjet mi bën zonja, jo juve këtu.

 

Të fundit