Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk e fitoi mandatin, Ndoka akuza ndaj kryedemokratit: PD më vodhi votat, Basha nuk ia doli të jetë lider

Nuk e fitoi mandatin, Ndoka akuza ndaj kryedemokratit: PD më vodhi votat,
Nard Ndoka

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka hedhur akuza të forta ndaj partisë Demokratike. Ai pretendon se votat i janë vjedhur nga PD.

"Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja", tha Ndoka për "Report Tv". Ky i fundit garonte në qarkun e Shkodrës, por nuk arriti ta fitonte mandatin, pasi siguroi vetëm rreth 220 vota.

Ai ka kritikuar ashpër Bashën, ndërsa i bëri thirrje që të heqë dorë nga interesat e tij personale. Ndoka shtoi se Basha nuk ia doli të jetë lider, duke vënë theksin te "sakrificat" që aleatët kanë bërë, si djegia e mandateve.

"Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve", tha Ndoka.

Të fundit