Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk është çështje politike”, Basha publikon videon: Plani i PD ofron rimbursim të plotë për pacientët me COVID

“Nuk është çështje politike”, Basha publikon
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me aluzat ndaj qeverisë lidhur me situatën pandemike në vend.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, Basha thekson se qytetarët shqiptarë meritojnë të testohen më shumë dhe të kenë më shumë ndihmë.

Sipas tij, plani i PD-së ofron zgjidhje të situatës së pandemisë, siç është rimbursimi i plotë i shpenzimeve për të sëmurët me COVID.

"Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!", shprehet Basha.

Të fundit